Golemi ne rrjedhen e historise....
Golemi, si pjese e pandare e Kurveleshit
dhe e Laberise, ka qendruar si nje vater zjarri e perhershme. Nuk ka
ngjarje politike e ushtarake, qe nga lashtesia e deri te tanishmet, qe te
kete ndodhur ne treven e Laberise, madje edhe me larg saj, qe te mos kene
dhene kontributin e tij te shquar. Ne malet e ashpra te Kurveleshit gjithe
pushtuesit romake, bizantine, turq njohen nje popull luftarak e te
panenshtrueshem lehte, i cili u beri rezistence te forte e u shkaktoi
humbje te renda. Historia
eshte e mbushur me beteja
te pa nderprera qe shqiptaret
zhvilluan gjate 5 shekujve kunder turqve. Legjenddare jane luftrat e
Gjergj Kastriotit Skenderbeut, ku nen komanden e tij shqiptaret i
thyen turqit per 25 vjet rresht Qendresa e popullit shqiptar dhe e
krahines Kurveleshit nuk pushoi kurre edhe pas vdekjes se Skenderbeut.
Kurveleshasit e ne kete kuader edhe Golemasit me 1481,priten
krahehapur nipin e tyre te Komnen Golemeve,te birin e
skenderbeut,Gjon Kasteriotin te riun.E gjithe krahina u perfshi ne
kryengritje shpoartalluan forcat turtke dhe e ndoqen armikun deri
tej krahines se tyre.... Ra termet e u tund vendi, Se lufton Cobo Golemi, Kapetan i ketij vendi. Kapetan qe kur kish lere, Qe lufton me pallen nxjerre Ben dyfek me sadrazemne... Vera e vitit 1847 ka hyre ne histori per shperthimin e kryengritjes me te madhe te atyre koherave, qe tronditi rende themelet e sundimit turk. Ajo ish kunderpergjigje e grusht i hekurt ndaj reformave centralizuese te Portes se Larte. Kesaj kryengritje i paraprine krijimi i "Beselidhjes Shqiptare" me 1846 dhe mbledhjet e saj ne Picar, Taronine, Progonat, Mesaplik etj., prej te cilave dolen udheheqesit e kryengritjeve. Kryengritjen e filluan te paret kurveleshasit. Zenel Gjoleka me 500 luftetare iu sul Delvines, si qendra kryesore administrative osmane dhe e cliroi ate. Luftetare kurveleshas me kryetrimat Zenel Gjoleka, Celo Picari, Hodo Nivica, Sulo Beqiri etj., treguan heroizem te rralle, ku shpartalluan forcat osmane dhe i detyruan autoritetet e tyre te ikin te tmerruara. Humbjet e pesuara e detyruan Porten e Larte te grumbullonte forca te shumta nga Thesalia, Manastiri e Janina. Nen drejtimin e feudalit shqiptar Shahin bej Kosturi i nisi ato drejt Gjirokastres, per te ndihmuar garnizonin turk ne Gjirokaster, e me pas te sulmonte drejt Delvines. |
Nga e majta ne te djathte:radha e pare:Ali Mustafaraj Sali Shehu radha e dyte ulur:Vejo StrokaRefat Mustafaraj,Gjoleke Avduli Rasho Mirte Hysi Osman Rroshi Rradha e trete(ne kembe)Rakip Celo(Isufi) Dost Kapedan Cobo Golemi Banushi Sulo Beqiri Azis Banushi,Remzi Shehu,Rexho Hasani(Nikolla)Taro Stroka |
Kapedan Cobo Golemi
Kryetrimi Hasan Cako
Trimat e Kurveleshit
****************************************************************************
Nga jeta dhe vepra e Bilal Golemit
Dr. BILAL GOLEMI
1899-1955
Mjek veterinar,mikrobiolog i shquar ne fushen veterinare e mjekesore,patriot atdhetar e democrat perparimtar. U largua nga Golemi kur ishte 7 vjec duke shkuar pas te atit ne Stamboll.Kreu shkelqyeshem studimet e larta ne mjekesine veterinare.U specializua per mikrobiologji ne institutin "Paster" ne Paris Punoi si asistent e me pas si bashkepunetor i dy shkenectareve francese me fame boterore Ramon e Dyma ku shpalosi talentin e tij duke marre graden Doktorr i Shkencave ne moshen 27 vjecare.Per talentin dhe famen qe fitoi Instituti e ftoi te punoje aty,por ai bashke me te shoqen dh vajzen me 1928 kthehet ne Atdhe me enderren dhe deshiren per ti sherbyer popullit te tij.Me emrin dhe vepren e tij jane te lidhur ngritja dhe organizimi i sherbimit veterinary themelimi I te parit laborator bakteriologjik veterinary,importimi i racave te kafsheve ngritja e te parave stacione shkencore te permiresimit racor si ne Selenice e Rozafaj Prodhimi per here te pare ne vend I vaksinave kunder disa semundjeve te bagetive,pergatitja e kuadroveb te para veterinare,ndihmoi ne organizimin e zhvillimin e para te shkollave bujqesore ne Tirane ,kavaje e LushnjeNderkohe ai eshte nje martir I shkences,qe per hir te saj e ktheu trupin e tij ne laborator studimi e vezhgimi e cilka duke iu infektuar rende I kushtoi me jeten e tij.Ai ishte sa shkencetar aq edhe njeri i thjeshte i dashur patriot democrat e perparimtar qe gezonte simpati e dashuri te jashtezakoneshme nga njerezit Brenda e jashte vendit.Dr Bilali nuk u pajtua me shtypjen dhe shfrytezimin e eger prapambetjen e theksuar dhe varferine e madhe prandaj u pozicionua perkrah forcave demokratike perparimtare dhe merr pjese ne levizjen e Vlores qe drejtohej kunder regjimit obscurantist te A.Zogut.Per kete regjimi monarkist e burgosi me 1932 dhe e denoi me 101 vjet burg.Mbajti nje qendrim burreror e dinjitos para gjyqit ku demaskoi ashper reghjimin e kalbur..Nen presionin e vijueshem te protestave Brenda dhe jashte vendit me 13 Shkurte 1935 u lirua nga burgu,por shkencetarit me permasa evropiane iu mohua e drejta e punes dhe e jeteses ne Shqiperi nga regjimi Zogist.I deshperuar ne kulm detyrohet te shkoje ne Turqi ku e prisnin me padurim institucionet shkencore.Me 1952 emerohet sekretar i pergjitheshem i institutit qendror veterinary ne Ankara,po kete vit zgjidhet ekspert i organizates Nderkombetare te Shendetesise (OMS)]Studimet e tij paten jehone te madhe ne Evrope e Bote.Me 1952 per studimet e tij shkencore ne mikrobiologjine veterinare qeveria frnceze e deklaroi me medaljen "Legion d’honneur -Merite agricole"Kreu mbi 50 studime e kerkime e kerkime shkencore mori pjese ne studime e ejkspozita nderkombetare bashkepunoi me shumee institute nga te gjitha anet e botes duke u bere keshtu nje figure e shquar ne forumet nderkombetare te Shendetesise Me 15 mars te vitit 1955 pushoi zemra e ketij shkencetarite shquar e atdhetari te madh ne moshen me te pjekur e me produktiveNe krye te varrit te tij ne Stinje ne Stamboll eshte gdhendur me mjeshteri nje liber i madh ndersa ne faqet e hapura te librit te gurte eshte skalitur ne bazoreliev nje mikroskop.Ne nderim te vepres se tij Institutit te studimeve veterinare te Shqiperise iu dha emri "Instituti Dr. Bilal Golemi"
******