Make your own free website on Tripod.com

                           HUMOR NGA GOLEMI

  Marre nga libri “ Buzeqeshja ime” e autorit Shyto Lazaj  

Dy shoke nje vajze e nje djale,kishin vite pa u pare.Jeta u kish
dhene drejtime te ndryshme.Ne shkolle  ata kishin pasur mjaft enderra te bardha,por nuk u ishin realizuar.Pas kaq vitesh ndarjeje djali ishte thinjur pak,ndersa vajzes i kishte hipur hijeshia e moshes. -Paske filluar te mplakesh,-i thote vajza.
Pse?-habitet djali
-Je thinjur pak.
Per kete behesh merak ti,jam plakur vende vende-ia kthen djali…
  ***                
Fill mbas clirimit nje djale kryente sherbimin ushtarak ne nje repart te rendesishem.Kur oficeri beri njohjen me ta,atij i thote;
-Je nga fshati i Ismail Golemit.(Kete ja tha qe ky ishte eksponent i ballit)
Ushtari ja kthen:
-Shoku komandant,fshati s eshte i Ismailit por ishte ai nga  fshati
yne…       
 ***
Nje fshatar rreth te 60- tave   udhetonte me nje zis.Rruga gjithe   gropa beri  qe nje vajzee re qe i rrinte ne krah ti bjere mbi vete.
Vajza e skuqur deri ne vesh i thote:
-Me fal xhaxha se te shtypa.
S ka gje,vajza e xhaxhos,zorret te  me nxjerresh e te mi  shkelesh
me kembe,ta kam bere hallall ty…                           
      ***
Fshatari udhetonte per ne fshat me autobus.Rastisi qe  bileta i  bie
te ulet me nje vajze te re.Mbasi kaluan disa caste  udhetimi ai  hapi
cantin e bukes dhe filloi te hante.Vajzes si  pel qen dhe i thote:
-Me tutje xhaxha.
Kete ia perseriti disa here.Fshatari qe i merrej edhe goja,ia  kthen:
-N…ne te pe pelqen rri,ndryshe hip ne katin e dyte…
 ***
Nje fshatari i hengri bisha  gomarin ne kullote.ky nga merzia 
kthen ca gota ne klub dhe u be cakerrqejf.
-Te hengri bisha gomarin  - e pyet njeri
-Mire beri qe e hengri-ia kthen  i dehuri
-More ty te lumte,ke kurajo dhe e ke kthyer dhimbjen ne 
force,-ia kthen tjetri.
                 ***  
Nje grua lavderonte nusen e djalit te gjitones.”Lum 
ajo,thoshte ,e
ka nusen e djalit te mire,punetore e te pa goje…”
-E mire ,e mire eshte nusja ime,moj xhane ,-ia kthen gjitonia,se 
i zbath  shollet tek une…
       *** 
Nje bariu  i mbeten syte te nje portret i varur ne murin e lokalit
ku hyn te pije nje kafe.
-Eshte Karl Marksi,xhaxha  nuk e njeh?- i drejtohet kamarjeri.
-E njoh more djale por pyes veten,nuk gjeti  kohe te rruaje 
mjekren,
apo s kish kohe,se vriste mendjen  si te merrte delet e mia. 
***
Nje mesues,kur pa kulacin qe nxorri e shoqja  nga saci,I flet i
revoltuar:
-Po pse moj budallaqe,kete kulac pa forme do te ha une?
Dhe e shoqja :
Me lenc vetem,a i zi e dashke edhe me form
                 ***                                      
Ne nje  fshat malor zhvillohej nje stervitje ushtarake shtabi.Mes
tyre ishte dhe nje  djale fshati.
-Mbaro stervitjen dhe te pres tek shtepia-e fton oficerin nje i aferm
i tij.
-Po une kam edhe shoket-ia kujton oficeri.
-Shoke i kemi te tere ,por une nuk kam nder mend te ftoj gjithe efektivin se nuk e bej shtepine kapanon ushtrie-ia kthen fshatari.
           ****  
Nje  grua u mburrej shoqeve se e kishte burrin te madh.Dhe nje
ditenje nga shoqet e pyet
-Moj ce ke burrin ti,qe na e mburr cdo dite?
-E kam bekshiun e fshatit.
-E morem vesh,eshte aq I madh sa nuk e pyet njeri,-ia kthyen
shoqet.. 
              ***
Nje coban qe i mbahej  pak goja I vete ne stan nje femer e 
perdale.
Si u shtrine bashke ne shark,femra nis ta  ferkoje ne gjoks 
me sebep per ti marre kuleten e parave.Ai e kupton hilene dhe i thote:
-Mo… mos u mun… mundo te me fer…kosh se e kam une 
per de… detyre…
                                      ******   
Iken nje fshatar emigrant ne Kanada.Pas ca ditesh farefisi I  ben
leter dhe e fton te kthehet ne vendlindje
-A eshte me e perpjeta e perrallit?-I pyet ai nga larg.
-Ashtu sic ka qene eshte- i pergjigjen.
-Po nuk u be shesh ajo e perpjete,une nuk qasem ne fshat – u shkruan emigranti.
               Qe atehere ne fshat thone: si Bejua ne Kanada

top